-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK godet një tjetër rrjet të trafikut ndërkombëtar të kokainës

Kryesoret

Gjatë një operacioni të zhvilluar të premten, SPAK arrestoi 6 persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.

Njëri prej të dyshuarve ndodhet jashtë vendit dhe është shpallur në kërkim.

Mes të ndaluarve janë vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosman, si dhe biznesmeni Ermir Ndreaj, të arrestuar në Palasë dhe Elbasan.

Dy të tjerë, Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej, janë njoftuar për akuzat në burg, pasi ndodhen aty për çështje të tjera penale.

Operacioni u zhvillua pas analizës së komunikimeve në aplikacionin Sky ECC dhe dëshmisë së të penduarit Erion Alibej (“Krymi”). Gjatë kontrolleve në disa vila dhe banesa në Palasë e Tiranë u sekuestruan bizhuteri, makina e sende me vlerë.

Të arrestuarit përballen me disa akuza të rënda, përfshirë trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit