Vasil Shkurtaj është larguar nga Flamurtari dhe është rikthyer përsëri tek klubi qipriot.
Ai ka firmosur një kontratë 1-vjeçare dhe kontributin e tij do e japë në ligën e dytë për nga rëndësia në Qipro.
“Zakakiu njofton afrimin e sulmuesit me përvojë, Vasil Shkurtaj. Sulmuesi 33-vjeçar, me një karrierë në skuadra të Greqisë, Qipros, Shqipërisë, Kinës, Holandës dhe Portugalisë, vjen për të forcuar repartin sulmues të ekipit tonë për sezonin e ri.
Me një stil loje dinamik, gjatësi 1.90m dhe përvojë ndërkombëtare, Shkurtaj sjell cilësi dhe eksperiencë në skuadrën tonë. Mirësevjen Vasil në familjen e AEZ”, shkruan klubi qipriot.