56-vjeçari Anesti Rama para dy ditësh u vra nga vajza e saj 26-vjeçare Ermalinda. Policia e Fierit ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e 26-vjeçares.
55-vjeçari Çlirim Dogani, banues në fshatin Arapaj të Roskovecit dyshohet se ka bashkëpunuar me 26-vjeçaren në vrasjen e Anesti Ramës. Ata e kanë mbytur me tel, si dhe kanë përdorur sende të forta dhe mjet prerës.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.