Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një zonë kodrinore në Borsh, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve.
Era e fortë ka përhapur flakët me shpejtësi, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Zjarri po i afrohet zonave të banuara dhe disa banesa janë në rrezik.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por situata është kritike dhe po monitorohet nga afër.