Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, ku për fat të keq një 7-vjeçar humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën lehtë.
Pas ngjarjes, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident, një 38-vjeçar me inicialet V.T., nga ukraina. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Rasti është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.