Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në barin e një hoteli në zonën e Skelës ku është dhunuar një kamarier nga ana e një efektivi policie jashtë detyrës dhe një personi me një të kaluar të theksuar kriminale.
Siç duket dhe nga pamjet, dy personat i janë afruar kamarierit duke i kërkuar llogari se pse kishte çuar në tavolinë një shishe ujë më tepër se sa kishin kërkuar ndërkohë që siç duket dhe në pamje, ka qënë efektivi i policisë Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit të Vlorës ai që e ka prekur të riun ndërsa më pas i sulet një tjetër person që ishte në tavolinë me të duke e goditur disa herë.
Kamarieri i dhunuar për shkak të detyrës është larguar pasi pasojat mund të ishin fatale për t’i shpëtuar një sulmi tjetër pasi dhunuesit po i afroheshin përsëri.