Situatë e rëndë nga zjarret në zonën e Qafë Buallit në Bulqizë, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë gjatë natës pa pushim për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe sipërfaqet pyjore.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarë pamjet nga terreni, duke vënë në dukje se ndërhyrja është bërë në kushte të vështira për shkak të erërave të forta dhe terrenit malor.
“Me mjetet dhe pajisjet në dispozicion, ndërhyrja nga toka ka vijuar gjatë gjithë natës”, shkruan Vengu në rrjete sociale, ndërsa paralajmëron se situata mbetet e rrezikshme dhe kërkon vëmendje të shtuar.