Fermerët po rendisin sot problemet dhe shqetësimet në lidhje me punën e tyre në një takim të zhvilluar nga kreu i PD Sali Berisha.
“Ulliri rrushi dhe fiku janë tre prodhimet tona më të mëdha. Fermerët të shkëlqyer, punëtorë e dashamirës, të gjitha gjërat pozitive i kanë, por çalojnë politikat agrare të qeverisë në lidhje me këtë çështje. Zero investime, për rrugë në toka dhe vaditje. Subvencionet edhe nipit e mbesës t’ia japësh për ditëlindje t’i kthen e thotë nuk i dua,. I japin fermerit 10-20 mijë lekë të vjetra dhe i thotë të ka subvencionuar. Po 3 hektarë kur t’i gjejmë? Kemi aq sa na dha 7501.
Pak grosistë të vogël grumbullojnë, marrin edhe TVSH. TVSH është mollë e ndaluar për fermerët, e marrin grosistët”, tha ai./ BW









