Në Sarandë po kërkohet një 21-vjeçar me inicialet M. B., i cili dyshohet se ka kanosur me thikë një burrë 41-vjeç me inicialet E. B., dhe më pas e ka ndjekur me makinë, duke i dëmtuar edhe automjetin.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 3. Policia ka sekuestruar makinën që dyshohet se është përdorur në këtë ndjekje dhe po punon intensivisht për të gjetur të riun dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.