Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike, këtë herë duke iu referuar konkretisht Tiranës.
Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë pamje nga ndërhyrjet në kryeqytet, ku po lirohen trotuaret dhe hapësirat e zëna padrejtësisht nga tavolina, karrige dhe objekte të tjera.
Me një mesazh të shkurtër, “Let’s go!”, ai ka dhënë sinjalin për vazhdimin e këtij procesi, duke theksuar rëndësinë që ka kthimi i hapësirës publike te qytetarët.