Një turist portugez, 57 vjeç, është zhdukur pasditen e sotme në zonën “Buka e Vivarit” në Sarandë, pasi hyri për të notuar dhe nuk u rikthye në breg.
Forcat e Policisë Kufitare dhe patrullat nga toka kanë nisur kërkimet në det dhe përgjatë bregut, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
Autoritetet kërkojnë ndihmën e banorëve dhe pushuesve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.








