-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha denoncon Portin e Durrësit: Shndërrohet në Dubai personal të Ramës

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për shndërrimin e Portit të Durrësit në një projekt të dëmshëm për qytetarët shqiptarë, duke e cilësuar si një pasuri të humbur për shqiptarët.

Ai theksoi se ky investim do të ketë pasoja të rënda për xhepat e qytetarëve, pasi përveç rritjes së taksave, porti i ri do të jetë katër herë më i vogël dhe shumë më i shtrenjtë për t’u ndërtuar.

“E kam theksuar dhe e theksoj përsëri, çështje madhore për qytetarët shqiptarë është Porti i Durrësit, pasuria më e madhe publike që kanë trashëguar shqiptarët në 100 vite e më parë. Kjo pasuri publike po shndërrohet në Dubain e një mijë e një netëve të Edi Ramës, që tejkalon një shifër 4 mld euro.”

Ai gjithashtu kritikoi ashpër qeverinë për keqmenaxhimin dhe shfrytëzimin e pasurisë publike, duke e lidhur këtë projekt me interesat e një grushti të ngushtë njerëzish që përfitojnë nga ky biznes.

Berisha bëri thirrje për mobilizimin masiv të qytetarëve në protestat e opozitës, për të kundërshtuar këtë projekt dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit