Pasditen e sotme në një berberhane në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë ka ndodhur një plagosje me thikë.
Gjatë një konflikti për motve të dobëta 24-vjeçari me iniciale Sh.S., ka plagosur me thikë M.Sh., 25 vjeç. Si pasojë 25-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë po vijon puna për kapjen e autorit. Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.