Policia e Dibrës ka proceduar penalisht dy persnona, pasi akuzohen për zjarrvënie. 56-vjeçari Adli Dikollari banues në fshatin Zdojan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kuben”, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi.
Ndërsa në Bulqizë është proceduar penalisht Petrit Gjura 70 vjeç, banues në fshatin Çerenec, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Viçisht dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi.
Ndërkohë policia e Dibrës apelon për të gjithë banorët, dhe ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, sepse do të përballen me forcën e ligjit.









