Pritej te Napoli, por e ardhmja e Dan Ndoye pritet të jetë në Premier League. Klubi anglez i Nottingham ka arritur marrëveshjen me Bologna-n, për transferimin e sulmuesit.
Bëhet fjalë për një akord prej 40 milionë eurosh, plus pesë milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Për të bindur lojtarin, Nottingham i ka ofruar një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.
Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për mbylljen e transferimit, para se të hidhet firma në kontratë.