Partia “Shqipëria Bëhet” ka paraqitur ankesë në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që kaloi mandatin e deputetit Kleana Xhuvelit.
Sipas partisë, KQZ ka shkelur qëndrimin e saj për njohjen e dorëheqjes së disa kandidatëve, duke kërkuar që mandati t’i kalonte Adriatik Lapaj, i cili nuk kishte tërhequr dorë.
Lapaj është kandidati i radhës në listë dhe ka mbështetje të gjerë qytetare.
Tani, është KAS që do të shqyrtojë çështjen dhe do të marrë vendimin përfundimtar.