Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, në lagjen nr. 1 Pogradec, ku një grua 52-vjeçare, me inicialet K. T., ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesë.
Viktima dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksimi prej tymit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.








