-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa viziton në QSUT komisarin e Delvinës: Shteti duhet ta nderoj për aktin fisnik

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka vizituar sot në QSUT, komisarin e Delvinës Agim Troci. Komisari pësoi djegie në trup gjatë përpjekjeve për të shpëtuar një fëmijë nga zjarret në Delvinë.

Zhupa shprehet se shembulli i komisarit është një kurajo dhe një frymëzim për të gjithë. Aj nënvizoi se shoqëria ka nevojë për të vlerësuar figura të tilla që bëjnë nder me aktet e tyre fisnike.

“Vizitova sot në spital, ku është i shtruar prej disa ditësh, Komisar Agim Trocin, një hero i gatshëm për çdo sakrificë, që ka mirënjohjen e gjithë shoqërisë.

Komisar Troci, mund të kishte zgjedhur zyrën si shef, po zgjodhi terrenin dhe u fut pa menduar dy herë për të shpëtuar një fëmijë 10 vjecar nga flakët e zjarreve të tmerrshme që prej ditëve kanë zaptuar Delvinën.

Nga biseda me stafin mjekësor tregojnë për një guxim të komisarit dhe gjatë trajtimit mjekësor që e ka ndihmuar në procesin e rikuperimit.

Shembulli i tij i sakrificës dhe kurajos është një frymëzim për të gjithë ne.

Shoqëria ka nevojë për të vlerësuar figura të tilla që i bëjnë nder me aktet e tyre fisnike.

Të gjithë shprehim falenderime ndërsa shteti duhet ta nderoj me akte konkrete në vlerësimin e tij profesional dhe material.

Shërim të shpejtë komisar Troci!”, shprehet Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit