Një 67-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në fshatin Viçisht të Bulqizës. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, kur automjeti bujqësor që drejtonte Rasim Lika dyshohet se ka dalë nga rruga pasi ai humbi kontrollin mbi drejtimin e tij.
Edhe pse u transportua menjëherë në spital, 67-vjeçari nuk mundi të mbijetonte nga dëmtimet e marra dhe humbi jetën.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.