Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër ndryshimet në Kodin Penal, duke i quajtur ato një armë të narkoshtetit.
Ai theksoi se ndryshimet janë krijuar për të mbështetur organizatat kriminale dhe për të shtuar kontrollin e pushtetit të Edi Ramës. Berisha akuzoi GJKKO dhe SPAK, veçanërisht gjyqtaren Irena Gjoka dhe prokurorin Altin Dumani, për shërbim ndaj pushtetit dhe për favorizimin e narkoshtetit.
Kreu i PD-së kërkoi rrëzimin e sistemit që ai e cilësoi si “narkoregjim”, duke shtuar se ndërtimi është shndërruar në një shtyllë të trafikut të drogës. Ai gjithashtu e përmendi votën e diasporës, duke deklaruar se do ta çojë çështjen deri në Strasburg, pasi nuk beson te Kushtetuesja.