-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama shpërbleu kartelin Troplini me 40 mijë metër katrorë tokë publike në Durrës

Kryesoret

Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për shpërblimin e kartelit Troplini, një grup që sipas tij është ndër më të fuqishmit në Europë dhe i përfshirë në aktivitete kriminale, përfshirë trafikun e kokainës.

Berisha theksoi se Rama i ka dhënë 40 mijë metër katrorë tokë publike në Durrës, në zonën pranë stadiumit të qytetit, për të ndërtuar 5 kulla.

Ky vendim, sipas tij, është një shpërblim për kartelin Troplini, i cili ka ndihmuar në blerjen e votave për kandidatët e PS-së në Durrës dhe zona të tjera, duke përfshirë Arkend Ballën dhe Drazhin.

Berisha ka shtuar se vendimi për tjetërsimin e pronës publike është i paligjshëm, pasi nuk ka marrë miratimin e nevojshëm të Këshillit Bashkiak të Durrësit, i cili kërkon 31 vota për të kaluar një vendim të tillë, ndërkohë që ka marrë vetëm 27.

Për më tepër, Berisha theksoi se ky veprim është një tjetër shpërblim për kartelin Troplini dhe një pjesë e strategjisë së Ramës për të favorizuar interesa private mbi ato publike, duke bërë një “grabitje” të pronës shtetërore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit