Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit pasi gjatë një kontrolli të kryer në një dyqan të qytetit, iu gjet një sasi paketash cigare pa pullë fiskale.
Sipas njoftimit të policisë, cigaret pa dokumentacion ishin blerë nga E. K. dhe u gjetën nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar.
Materialet procedurale janë dorëzuar në prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.