Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar gjitha mekanizmat që ndihmuan në gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit që humbi jetën në liqenin në Ujman. Kurti ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit.
“Falënderoj Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit. Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe”, shprehet Kurti.