Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile në Gjirokastër ka apelur banorët që të tregojnë kujdes të shtuar nga ndonjë zjarr i shkaktuar nga pakujdesia. Kumbaro nënvizoi se ky zjarr ka kosto të larta që nga momneti i ndërhyrjes së forcave në terren.
“U bëj një thirrje çdo banori, çdo çobani, çdo fermeri, sidomos kryepleqve që të jeni të gjithë në gatishmëri të plotë. Është shumë më e thjeshtë dhe me shumë më pak kosto një sinjal i parë dhe ndalimi i përhapjes së këtij zjarri që në momentin e parë sesa kur ndërhyjmë pastaj me forca nga toka dhe nga ajri,”, tha Kumbaro.
Ajo falenderoi të gjithë që kanë ndihmuar në shuarjen e zjareve dhe që kanë luftuar me flakët.
“Shpesh mbetjet mund të jenë burim zjarri. Tërhoqëm vëmendjen edhe që nëpër varreza, ndezja e qirinjve dhe lënia e tyre pa fikur në disa raste na është bërë shkak për të marrë zjarr vatra të vogla në varreza,” tha Kumbaro.