Ish-presidenti Ilir Meta u shpreh se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga SPAK për mbylljen e hetimeve ndaj tij, përkundër thirrjes së bërë sot nga prokuroria.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta theksoi se ka mësuar për thirrjen vetëm nga një gardian i burgut, dhe se avokati i tij, Kujtim Cakrani, ishte jashtë Shqipërie.
Meta gjithashtu e quajti procesin një “farsë” dhe shtoi se nuk ka asnjë provë apo fakt që e lidh atë me akuzat, duke e quajtur këtë hetim një proces të manipuluar politikisht.