Dita e sotme pritet të sjellë kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë territorin shqiptar. Sipas parashikimeve nga SHMU, vranësirat dhe reshjet e shiut do të mbizotërojnë vendin, duke nisur që në orët e para të mesnatës.
Fillimisht, reshjet do të jenë më të dukshme në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar.
Kjo situatë do të vazhdojë deri në mëngjes, kur reshjet do të përhapen në pjesën më të madhe të territorit.
Në orët e pasdites, reshjet do të përqendrohen kryesisht në Ultësirën Perëndimore dhe zonat malore veriore, ku parashikohet një intensitet më i lartë.
Era do të jetë e lehtë me drejtim nga juglindja në jugperëndim dhe një shpejtësi mesatare prej 6 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe lugina mund të arrijë deri në 10 m/s.
Gjendja e detit do të jetë e qetë, me valëzim të lehtë, 1-2 ballë.
/5pyetjet.al