-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrahu kamarierin/ Vëllai i policit i shkruan Berishës: Kërkoj nga ju të zbardhni të vërtetën

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sërish për incidentin në Vlorë ku u dhunua kamarieri i një lokali nga ish-shefi i qarkullimit. Berisha ka postuar në Facebook mesazhin që i ka shkruar vëllai i oficerit të policisë që u pezullua për dhunën.

“Edhe një herë për keqtrajtimin e kamarierit në Vlorë! Kam dënuar dhe dënoj me forcën më të madhe goditjen e 17 vjeçarit për një shishe uji në lokal! Por vëllai i oficerit të policisë që u akuzua për goditjen e kamarierit mohon në mënyrë kategorike se oficeri ka goditur vetë kamarierin ndërkohë që një grup prej disa vetësh kanë goditur dhe plagosur rëndë oficerin i cili ndodhet në reanimacion. Avokati i oficerit insiston se ky i fundit nuk e ka goditur 17 vjeçarin!

Për transparencë po publikoj këtu mesazhet që ka dërguar në telefonin tim Flamur Isufi, vëllai i oficerit! Uroj që jashtë çdo subjektivizmi kjo ngjarje të zbardhet plotësisht.

📩Pèrshendetje Doktor. Un qè po tè shkruaj quhem Flamur Isufi. Un jam vèllaj i oficerit tè policis Ardian Isufi. Ngjarja nuk èsht si jua kan thèn . Vèllaj im nuk e ka gotitur kamarierin pèrkundrazi pèr tè shmangur konfliktin nè tavolin pèr shkak tè sjelljes provokuse tè kamarerit qè qen e paramenduar nga pronari i lokalit pèr shkak tè detyrès qè ka mbajt nè policin e Vlorès eshtè ngrit nga tavolina dhe e ka kèshilluar tè jet i sjellshem me klientèt. Kamarieri ka vazhduar debatin me personin tjetèr duke e ofenduar.

Personi i ndodhur pèrball fyerjeve godet me pèllem kamarierin . I ndodhur pèrball kètij fakti véllai im èsht futur nè mes dhe i ka ndar duke hequr personin qè kishte nè tavolin. Nè asnjè moment véllai im si e shikoni dhe nè vidio nuk ka kryer as njè veprim tè pa ligjéshem qè tè cènonte kamarierin . Doktor kèrkoje tè gjitha filmimet e ngjarjes jo vetèm njè pjes . Le tè jepet e gjith skena.

Tè jepet skena si dhunohet oficeri i policis nga pronari dhe 12 persona me shufra hekuri duke qen nè tavolin duke pir kafe. Vèllai im ka punuar prej vitesh nè policin e Vlorès me pèrkushtim dhe èshtè vlersuar nga eprorèt e tij duke mbajt dhe detyrèn e shefit tè qarkullimit prej dy vitesh deri nè Janar 2025.

Te kjo detyr vèllai im èshtè pèrball me shum probleme pèr tè vendos regull nè qarkullimin rugor gjè qè u ka prishur pun njerèzve tè pa ligjèshèm. Le tè dali njè person nè Vlor dhe tè thot qè i ka dhèn njè got uj pèr tè pat toleranc pèr tè qèn tè pa ligjèshem.

Doktor un dhe vèllaj im jemi nga familjet e mèdha tè qytetit tè Vlorès nga familje fisnike qè kan dhèn né shekuj kontribute pèr kèt vend. Doktor kèrko vidion e plot dhe do shikoni qè un po ju them tè vértetèn dhe ky èshtè  llaf burri. Véllai im èshtè dhunuar nga pronari dhe rugeÇrit qè mban ai pèr shkak  tè detyrès.

Doktor Berisha vèllai im èshtè nè reminacio me shpatull tè thyer me fraktura nè trup dhe nè kok fytyr nga njè njeri qè vitin e kaluar me kèta rugec pèr njè cadèr plazhi rahu barbarisht njè person. Kèrkoj nga Ju tè zbardhni dhe tè thoni tè vèrtetèn. Bashk me kèt rugac ka qen dhe gazetari Henrik Mehmeti. Faleminderit” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit