Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar pas deklaratës së Starmer se Mbretëria do të njohë si shtet Palestinën në shtator. Trump thotë se nuk ka diskutuar asnjëherë me kryeministrin britanik për këtë vendim.
“Nuk e kemi diskutuar kurrë këtë çështje,” tha Trump.
Ai theksoi se nuk është dakord me këtë vendim, duke shtuar: “Ne nuk jemi në atë kamp.”
Sipas Trump, Izraeli është i shqetësuar që fondet dhe ushqimet e dërguara në Gaza të mos përfundojnë në duart e Hamasit.
“Izraeli nuk do që Hamas t’i vjedhë paratë apo ushqimet,” tha Trump, duke shtuar se ushqimi duhet të shkojë për fëmijët në Gaza.








