Policia e Sarandës ka arrestuar një 25-vjeçar Romeo Lame i dyshuar për zjarrvënie në Konispol ku u djegën 8 hektarë me bimësi.
Lame kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për një vjedhje dhe ishte në bashkëpunim me Sulejman Ismailin, i cili është proceduar në gjendje të lirë.
Zjarri u ndez në fshatin Janjar, Konispol, më 27 korrik.
Ndërkohë në Vlorë një 15-vjeçar është proceduar penalisht për zjarrvënie në Dukat, ku u djeg një sipërfaqe toke me bimësi.