Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka thirrur në interpelancë drejtuesit e ECO ELB në ldihje me zjarrin që ndodhi në ladfillin e Elbasanit në fillim të muajit korrik. Këshilltarët bashkiakë kanë kërkuar të dhëna mbi zjarrin, shkaqet dhe funksionimin e inceneratorit.
Administratori i ECO ELB tha që situata është kritike dhe kanë kaluar kapacitetet e landfillit.
“Kanë kaluar kapacitetet e landfillit. Zjarri ndodhi për shkaqe natyrore, ky është gjykimi ynë, por institucionet ligjzbatuese të hetojnë dhe të dalim në përfundim. I kam bërë shkresa të vazhdueshme institucioneve qendrore ministrive për zgjidhje. Këshilli Bashkiak as të majtë e as të djathtë kurrë s’janë bërë bashkë për zgjidhje. Kemi nevojë për zgjidhje. Situata kritike.
Këshilltarët të majtë e të djathtë të Këshillit Bashkiak të Elbasanit sot njëzëri kërkuan zgjidhje: Ndërkohë që ndërtimi i inceneratorit hetohet dhe nuk punon të gjendet zgjidhje për Elbasanin. Nuk ka pse Elbasani të kthehet në kosh mbeturinash. Qytetet e tjera gjithashtu të ndajnë përgjegjësitë. Ajri i përbashkët i Elbasanit është shëndeti i qytetit tonë. Të bëhemi bashkë“, tha ai.