Një zjarr i madh ka rënë dy ditë më parë në Delvinë, ku u shkaktuan dëme të mëdha. Gjatë ndihmës për të shpëtuar një fëmijë dhe disa të moshuar, pësoi djegie edhe komisari i Delvinës, Agim Troci.
Ndërkohë ka nisur operacioni për vlerësimin e dëmeve. Ekipet në terren po kryejnë inspektime në të gjithë fshatrat që janë prekur. Gjatë kontrollit janë konstatuar 10 kokë bagëti të djegura nga flakët.
Gjithashtu autoritetet po vijojnë punën për të përpiluar raportin përfundimtar të dëmeve, si dhe për të identifikuar nevojat emergjente të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.