Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka bërë një paralajmërim për shqiptarët që jetojnë në Japoni, në lidhje me alarmin për cunam pas tërmetit të fuqishëm në Rusi.
Në postim, ambasada shqiptare u bën thirrje shqiptarëve të Japonisë të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale.
“Ju lutemi të respektoni me përpikmëri udhëzimet që jepen nga autoritetet japoneze dhe të qëndroni të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm në zonën ku ndodheni,” thuhet në njoftim.