-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Azgan Mërnica dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të policisë

Kryesoret

Gjykata e Fierit ka shpallur vendimin për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të njësisë “Shqiponja”, Novruz Cenalia.

Krimi ndodhi më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz, ku Mërnica qëlloi me armë zjarri drejt policit, duke e goditur për vdekje në kokë.

Ngjarja ndodhi pas një ndërhyrjeje të efektivit, i cili i kërkoi autorit të ndalonte makinën dhe të ulte shpejtësinë.

Në vend të bindjes, Mërnica reagoi me dhunë ekstreme, duke e qëlluar dhe lënë të vdekur në vend.

Pas shqyrtimit të provave dhe rrethanave të ngjarjes, gjykata vendosi që ai të vuajë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit