Aktorja e njohur turke, Cemre Baysel, ka përfunduar me sukses një operacion për të hequr një tumor që ishte rritur në gjoks gjatë vitit të kaluar.
Ajo ndau një mesazh nga dhoma e spitalit, ku u përpoq të qetësonte fansat e saj duke thënë: “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Le të mbetet kjo një kujtim këtu.”
Baysel kishte vuajtur nga ky tumor për rreth tetë vjet, por vendosi të kryente ndërhyrjen pasi masa u rrit shpejt. Aktualisht, aktorja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është duke u rikuperuar.