-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërprerje e fluturimeve nisëse në aeroportet e Londrës për shkak të problemi teknik

Kryesoret

Një problem teknik i papritur shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të të gjitha fluturimeve nisëse nga aeroportet e Londrës, Edinburgut dhe Birmingamit pasditen e së mërkurës, më 30 korrik. Fluturimet hyrëse nuk u prekën nga kjo ndërprerje.

Autoriteti britanik i kontrollit të trafikut ajror, NATS, njoftoi se ishte vendosur kufizimi i përkohshëm i numrit të nisjeve në hapësirën ajrore të Londrës për arsye sigurie derisa të zgjidhej problemi.

Rreth orës 17:00 fluturimet nisëse rifilluan, ndërsa pas orës 18:30 problemi teknik u eliminua plotësisht.

Pasagjerët u këshilluan të kontaktojnë linjat ajrore për informacion të përditësuar, pasi priten vonesa dhe riorganizime në oraret e fluturimeve.

Një zëdhënës i aeroportit kërkoi ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar dhe u bëri thirrje udhëtarëve që të verifikojnë statusin e fluturimeve para nisjes.

Shkaku i defektit teknik nuk është bërë ende i ditur, ndërsa në rrjetet sociale shumë pasagjerë raportuan pritje të gjatë në pistë për leje nisjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit