-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin në exchange, procedohen 8 administratorët

Kryesoret

Policia e Elbasant ka nisur procedimin penal për administratorët e 8 subjekteve.
Gjatë kontrolleve në disa exchange në qytetin e Elbasanit u konstatua se nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin.

Të proceduarit janë. K. B., 65 vjeç, S. T., 56 vjeç, I. I., 64 vjeç, R. T., 59 vjeç, A. T., 66 vjeç, E. Z., 22 vjeç, N. B., 37 vjeç dhe Z. B., 40 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 54 000 000 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paund britanik, lira turke etj), dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër, që u gjet gjatë kontrollit në subjektin e A. T.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit