Një 72-vjeçar nga Maddaloni, i shtruar në spitalin e Casertës, ka humbur jetën si pasojë e infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor. Ky është rasti i katërt fatal në rajonin e Kampanias dhe i teti në nivel kombëtar në Itali për vitin 2025.
Autoritetet italiane raportojnë gjithashtu dy raste të reja në Lombardi, ndërsa shqetësimi për përhapjen e virusit po rritet, sidomos mes të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore.
Në përpjekje për të frenuar përhapjen, Rajoni i Lazios ka akorduar 1 milion euro për fushata dezinfektimi, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e transmetimit të virusit edhe përmes vezëve të mushkonjave.
Federata Italiane e Autoriteteve Shëndetësore ka aktivizuar një rrjet spitalesh “roje” për të siguruar monitorim të hershëm dhe të koordinuar të rasteve të reja. Specialistët theksojnë se dezinfektimi sistematik dhe ndërhyrjet e hershme mbeten masat më efektive për të mbrojtur popullatën.









