Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës. Arbër Veliaj kundërshtoi kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë e tij dhe në ambientet e bizneseve.
Gjykata e Lartë, me një vendim të datës 25 Maj, pranoi rekursin e Arbër Veliaj dhe ktheu dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i njëjti trup gjykues.
Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimin e vëllait të Erion Veliajt. Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj po hetohen nga SPAK së bashku me 6 biznesmenë për vepra penale si korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.









