Pesë shtetas janë shpëtuar nga Njësia Policore Detare në afërsi të Gjirit të Durrësit, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta.
Policia ndërhyri menjëherë me mjete lundruese dhe arriti t’i nxjerrë qytetarët në breg, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve që në raste emergjencash të kontaktojnë menjëherë me Policinë Detare për ndihmë të shpejtë dhe profesionale.