Një 42-vjeçar Brigel Bizi, është plagosur me thikë gjatë një konflikti në zonën “Ish Dega” në Shkodër.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme dhe sipas policisë i lënduari ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Pas reagimit të shpejtë të policisë është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat 28-vjeçari Bledar Bylybashi, i dyshuari për plagosjen.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.








