Parisi po kërkon përjashtimin e sektorit të verës dhe pijeve alkoolike nga tarifat e reja amerikane, tha Ministri i Tregtisë së Jashtme të Francës, Laurent Saint-Martin.
“Ajo që po kërkojmë shumë qartë është një përjashtim për sektorin e verës dhe pijeve alkoolike, përveç sektorit të aeronautikës,” tha ai.
Franca eksporton çdo vit verëra dhe pije alkoolike në Shtetet e Bashkuara me një vlerë rreth 4 miliardë euro.
Marrëveshja parashikon tarifa 15% për shumicën e produkteve evropiane të eksportuara në SHBA që nga 1 gushti.