-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e opozitës për Zonat e Mbrojtura

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e një të pestës së deputetëve të opozitës për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, që sjell ndryshime në ligjin për Zonat e Mbrojtura. Deputetët pretendonin shkelje të Kushtetutës dhe mungesë konsultimi publik, por Gjykata vlerësoi se këto pretendime nuk qëndrojnë ose nuk kishin mbështetje të mjaftueshme.

Sipas Gjykatës, ligji është një kuadër ligjor që nuk prodhon pasoja të menjëhershme dhe se ndikimi konkret do të vlerësohet vetëm pas nxjerrjes së akteve nënligjore. Për çështjet si procedura parlamentare, efektet financiare dhe detyrimet ndërkombëtare, nuk u arrit shumica e kërkuar për t’i pranuar pretendimet.

Në përfundim, ligji mbetet në fuqi dhe vendimi i arsyetuar do të publikohet brenda afateve ligjore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit