Gjatë një seance të tensionuar në Parlamentin e Ukrainës, dy deputetë u përplasën fizikisht para miratimit të një ligji të rëndësishëm që rikthen pavarësinë e institucioneve kryesore antikorrupsion.
Ky projektligj u miratua me mbështetjen e plotë të deputetëve, duke siguruar funksionimin e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ky votim erdhi pas një vale protestash të organizuara nga qytetarët, si reagim ndaj një ligji të mëparshëm që vendoste institucionet nën kontroll të Prokurorit të Përgjithshëm, vendim i cili u kritikua ashpër nga Bashkimi Europian dhe SHBA-ja.
Incidenti i përplasjes fizike u transmetua drejtpërdrejt dhe ngjalli vëmendje, pasi ishte seanca e parë parlamentare publike që nga fillimi i konfliktit me Rusinë.








