Qeveria miratoi kriteret për kredi banimi me interes 0% për familjet në nevojë, përmes Entit Kombëtar të Banesave.
Përfitojnë familjet që jetojnë me qira në ish-prona private, familjet e policëve të rënë në detyrë dhe fëmijët jetimë.
Aplikimi bëhet online në portalin e-Albania, ndërsa kërkesat shqyrtohen nga një komision brenda 10 ditësh.
Përfituesit futen në listë pritjeje deri në sigurimin e fondeve.
/5pyetjet.al