Reshjet intensive të shiut në rajonin juglindor kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në rrugën Gramsh-Korçë, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.
Zona më e prekur është fshati Bratilë, ku një rrëshqitje masive ka krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve.
Për rreth gjashtë orë, automjetet janë detyruar të kalojnë me vështirësi dhe shpejtësi të ulët, ndërsa mungesa e ndërhyrjes së shpejtë dhe e pajisjeve pastruese ka rënduar situatën.
Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë përgjigje për masat që do të merren.
Meteorologët paralajmërojnë se reshjet do të vazhdojnë, duke rritur rrezikun e incidenteve të tjera në këtë zonë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin e rrugës dhe sigurimin e qarkullimit të sigurt.