Mëngjesin e sotëm të shtëna me armë ka ndodhur në fshatin turistik të Borshit. Në një lokal dy shokë kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe e ka goditur tjetrin.
Më pas autori është larguar nga vendgjarja dhe i plagosuri është dërguar në spital. Ndërsa policia e Himarës ka arritur të identifikojë autorin dhe e ka shoqëruar për në komisariat.









