Në Itali numri i viktimave nga virusi i Nilit Perëndimor ka shkuar në nëntë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Salerno, banor i një azili pleqsh në Grazzanise. Një tjetër viktimë, një 73-vjeçar nga Maddaloni, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Casertës.
Presidenti i rajonit të Lazios, Francesco Rocca, ka nënshkruar një urdhëresë urgjente për dezinfektimin sistematik dhe kontrollin e vektorëve (mushkonjave), duke vendosur në dispozicion një milion euro për komunat.
Ekspertët theksojnë se mushkonjat janë vektorët kryesorë të virusit dhe rreziku është më i madh për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.









