Policia e Vlorës ka arrestuar Kleanth Bylykun 42 vjeç i dyshuar si bashkëautor i vrasjes me armë zjarri të Renato Hoxhajt, ngjarje që ndodhi më 27 prill 2025 në lagjen “Hajro Çakërri”.
Ai ishte pjesëtar i një grupi kriminal dhe më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje.
Gjykata ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
Hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë vijojnë.