-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca shpërndan ndihma nga ajri për Gazën: Çdo minutë ka rëndësi

Kryesoret

Franca ka bashkuar përpjekjet me disa shtete të tjera për të ofruar ndihmë humanitare nga ajri për civilët në Gaza, që po përballen me një krizë të thellë urie.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, njoftoi se janë realizuar katër fluturime që transportuan gjithsej 40 ton ushqime.

“Çdo minutë është vendimtare”, theksoi ai në një intervistë për Franceinfo, duke e pranuar se këto ndihma janë të pamjaftueshme për nevojat reale të popullsisë.

Operacionet e shpërndarjes ajrore u rifilluan pas një pauze në luftime, me Francën që i bashkohet vendeve si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe Spanja, të cilat po përdorin Jordaninë si pikënisje për fluturimet humanitare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit