Gjykata e Posaçme ka liruar nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberin, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja.
Byberi dhe Kërrnaja po hetohen për shpërdorim detyre dhe prerje e paligjshme e pyjeve. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” 1 herë në muaj për Byberin dhe Kërrnajën.
Sipas hetimeve, Byberi dhe Kërrnaja kanë shkelur rregullat ligjore gjatë procedurave për hapjen e rrugëve, duke shkaktuar një dëm prej mbi 277 milionë lekësh.
SPAK konstaton se ata nuk kanë ndjekur procedurat e detyrueshme për miratimin e lejeve dhe koordinimin me institucionet përkatëse.








